Hajdutë si shpërndarës picash/ Tre të rinjtë përfunduan në gjykatë për grabitje me dhunë, sulmuan një çift

12/04/2021 19:47

Këto janë fotografitë e tre hajdutëve të maskuar si shpërndarës picash, të siguruara nga gazetarja Anila Hoxha.

Njëri prej tyre me kasketë në kokë dhe me picë pikante ndiqet nga dy bashkëpunëtorët e tij që mbajnë thika në duar dhe që janë gati për të vjedhur në derën që do tu hapet.

Anton Kolndrea, Kristian Gjoka dhe Eduart Pjetër Gjoka janë tre picierët e rremë që u identifikuan nga prokuroria mbas një sërë veprimesh hetimore kryesisht kqyrje të kamerave të sigurisë. Ata u dorëzuan gjatë ditës në gjykatë si të akuzuar për grabitje me dhunë të mbetur në tentativë. Ata sulmuan një çift thotë prokuroria i cili u hapi derën dhe ata ju ofruan picë pikante.

Prokuroria i thotë gjykatës në mbyllje të hetimeve se pikërisht kjo shenjë gishti e mbetur në kutinë e picës solli identifikimin e njërit prej hajdutëve, i quajtur Kristjan Gjoka dhe që mban këtë kasketë motorri në kokë.

Të tjerët të maskuar me kapele kanë tentuar të shtyjnë të zotin e shtëpisë kur ai ka hapur derën dhe iu ka thënë se nuk kishte porositur picë. Alibia e të dyshuarit se kishte shkuar si picier , pasi ishte konflikuar me denoncuesin për një parakalim të gabuar.

Kjo dëshmi bie poshtë thotë në dosje prokurorja Mariola Mërtiri që shton se tre picierët u përleshën me thikë në ambjentet e brendshme duke tentuar të hyjnë me dhunë në banesë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA