GPS në pakot me kokainë/ Operacioni nuk ka përfunduar, në kërkim të porositësit të drogës nga Ekuadori

12/04/2021 19:49

Jo vetëm të shkruara Brater dhe El Mejor sipas kodeve që i dinë vetëm trafikantët , por edhe me fjalën e teknologjisë.

Ky GPS që u gjet i instaluar në njërën prej 120 pakove me kokainë i ka bindur autoritetet shqiptare se grupi i trafikantëve ekuadoriane dhe shqiptare nuk ishte fort i sigurt për destinacionin final, ndaj dhe po e ndiqte në distancë rrugëtimin e drogës.

Zbulimi i ngarkesës përmes skanerit deklarohet si rastësor. Kurse pas arrestimit të dy administratorëve të firmës pritëse që kishte porositur banane , burimet e TCH pranojnë jo zyrtarisht se hetimi është ende në zhvillim dhe se po kqyret në distancë nga prokurorët e Posaçëm të SPAK.

Sidoqoftë, masa e sigurisë ndaj të dyshuarve Klajdi Xibraku dhe Erjon Peti, që të dy administratorë të subjektit Masabi Fruits do të zhvillohet të martën në gjykatën e Durrësit për dyshimet e trafikut të narkotikëve të kryer në bashkëpunim.

Derisa të konfirmohet nëse ka lidhje kjo ngarkesë me një tjetër dërgese kokaine të pak ditëve më parë, të dyja episodet do të mbahen në prokurorinë e Durrësit.

Burimet i thanë TCH se kokaina me banane kishte mbërritur në port prej 10 ditësh, ndërsa llogaritet që të jetë dërguar nga Ekuadori plot një muaj më parë.

Anila Hoxha

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA