Eshtrat e Shën Joan Vladimirit janë kthyer ditën e sotme në manastirin e Elbasanit, ku ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti për të ndjekur nga afër ceremoninë.
Kryeministri ka bërë publike pamjet duke e cilësuar si “një çast emocionues” në jetën e komunitetit ortodoks të Elbasanit dhe krejt Shqipërisë. Eshtrat do të vendosen brenda në kishë, në një ambient ku ka qenë varri i Shën Joan Vladimirit.
“Dorëzimi i lipsaneve (eshtrave) të Shën Joan Vladimirit, një çast emocionues në jetën e komunitetit ortodoks të Elbasanit dhe krejt Shqipërisë, falë nxitjes këmbëngulëse të Evisit e Taulantit, në mbështetje të komunitetit e të autoriteteve të Kishës Autoqefale Shqiptare“, shkroi Rama.
Ndërsa ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha se dorëzimi i eshtrave është një gjest historik.
Margariti: Këtu në manastirin e Shën Joan Vladimirit kemi ardhur dhe me kërkesë të hershme të manastirit për të përfunduar një proces që kishim nisur së bashku, i cili është dorëzimi i eshtrave të Shën Joan Vladimirit që ndodheshin në fondin tonë muzeor të Muzeut Historik Kombëtar.
Është një gjest historik sepse gjithmonë kemi qenë krenarë për bashkëjetesën fetare dhe për të gjithë ndërveprimin që shteti ka pasur me komunitetin. Nuk deshëm që të ndalej thjesht me restaurimin e objekteve të kultit, ajo që është parë gjithmonë si mbështetja e ministrisë së Kulturës, por me kalimin e lipsaneve të Shën Joan Vladimirit, mendoj që është një nga gjestet e mirëpritura dhe shpresoj që do të gjejë më së miri edhe gjithë mbështetjen tuaj.
Kush është Shën Joan Vladimiri
Shën Joan Vladimiri nderohet nga 22 Maji deri më 4 Qershor ne Shijon te Elbasanit, nga e gjithë Kisha Orthodhokse në botë dhe veçanërisht në zonën e Ballkanit. Në mënyrë të veçantë ai nderohet në fshatin Krajë të Malit të Zi, afër Shkodrës ku është edhe vendlindja e shenjtorit dhe në fshatin Shijon afër Elbasanit, ku u varros trupi i tij dhe më vonë aty u ndërtua Manastiri i Hirshëm i Shën Joan Vladimirit.
Shenjtori ka lindur në shek. X dhe ishte bir i Nemanit dhe nipi i mbretit Bullgar Simeoni i Ohrit (890 – 927). Nemani, i ati ishte mbreti i Ilirisë dhe sundonte Malin e Zi, Dalmacinë, Bosnjen dhe disa krahina të Greqisë pranë Prevezës. Mbas vdekjes së të atit, mbretërinë e trashëgoi Vladimiri. Ai dallohej si një mbret shumë besimtar me moral të lartë, bamirës dhe paqësor. U interesua për përhapjen e besimit orthodhoks tek shtetasit e tij, mbrojti Kishën nga herezia ndërtoi kisha, manastire dhe institucione bamirësie. Në një betejë me Samuelin, mbretin e Bullgarisë u zu rob prej tij dhe u burgos në kryeqytetin e Ohrit.
Atje njihet nga princesha Kozara, bija e carit Samuel, e cila admiron bukurinë dhe mirësinë e Vladimirit. Ajo i kërkon të atit martesën me Vladimirin. Samueli pranoi dhe e dërgoi Joanin përsëri në mbretërinë e tij të mëparshme. Me vdekjen e car Samuelit mbretërinë e tij e mori i biri, Radovan, por ai u vra nga kushëriri i tij, Vladisllavi një njeri i pashpirt dhe lakmitar. Mbasi mori mbretërinë e Bullgarisë ai kërkonte t’i merrte mbretërinë dhe Joan Vladimirit dhe për ta gënjyer shenjtorin i dërgoi një kryq si shenjë besnikërie. Vladimiri në mirëbesim shkoi në oborrin e Vladisllavit në Ohër, ai kërkoi t’i presë kokën me shpatë Joanit, por nuk mundi.
Atëherë mbreti Joan i tha: “Me kryqin që më tradhëtove mund të ma presësh kokën”- duke iu thënë shoqëruesve të tij, mos u hakmerrni, mos derdhni gjak për mua”. Le te jetë flija ime për paqen midis popullit!”
Kryqi i Joan Vladimirit u mbajt kur ai iu pre koka e gjithashtu konsiderohet si një relike. Tradicionalisht nën kujdesin e familjes Andrović nga fshati Velji Mikulići në Malin e Zi, kryqi u tregohet vetëm besimtarëve në Festën e Rrëshajëve, kur ajo është kryer në një procesion në majën e malit Rumija. Jovan Vladimir konsiderohet si shenjtori mbrojtës i qytetit të Tivar në Mal të Zi. Hagiografia e tij e hershme, ndoshta ishte shkruar diku midis viteve 1075 dhe 1089; një version i shkurtuar, i shkruar në latinisht, ruhet në Kronikën e Priftit të Duklit.
Hagiografitë e tij në greqisht dhe sllave të Kishës u botuan fillimisht, respektivisht, në 1690 dhe 1802. Shenjtori është klasifikuar në ikonat si një monark me një kurorë dhe rroba mbretërore, me një kryq në dorën e djathtë dhe kokën e tij në dorën e majtë . Ai është shpallur se e ka kryer kokën e shkëputur në vendin e tij të varrosjes.
Eeshtrat e shenjtorit për gati 1000 vjet kanë lëvizuar në vende të ndryshme për nderim dhe mbrojtje. Ato janë transportuar në fillim në Krajë të Malit të Zi. Aty kanë qëndruar deri në vitet 1215, pastaj ato u transportuan nga despoti i Epirit Mihal Engjëlli dhe u vendosën në Durrës dhe aty qëndruan deri në viti 1381. Në vitin 1381 Karl Topia, zoti i Arbrit (1359) kontribuoi në ndërtimin e manastirit, i cili filloi në vitin 22 të zotërimit të tij dhe mbaroi në vitin 24. Në atë vend u transportuan eshtrat e shenjtorit dhe qëndruan aty deri në vitin 1967, me mbylljen e manastirit.
Deri në vitin 1990 arka me eshtrat kanë qëndruar të izoluara në Kishën monument kulture të shën Marisë, Kala Elbasan. Në vitin 1995 ato u dërguan në muzen Kombëtar ku qëndruan të magazinuara deri para pak kohësh kur u rikthyhen në vëmendje. Kisha ortodokse ka kërkuar gjithmonë kthimin e tyre.
Top Channel