Fier/ 31-vjeçarja humb jetën në sallën e lindjes, bashkëshorti bën kallëzim në prokurori për mjekun

12/04/2021 12:48

Një 31-vjeçare ka humbur jetën në sallën e lindjes në maternitetin e Fierit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë dhe viktima është identifikuar si Elisabeta Lamaj, nga fshati Drenovë Mallakastër.

Mbetet e paqartë se çfarë ka shkaktuar humbjen e jetës së saj në sallën e lindjes.

Pasi është njoftuar për humbjen e jetës së bashkëshortes, bashkëshorti ka bërë kallëzim në prokurori për mjekun e maternitetit të Fierit, Eduart Kapaj.

Bashkëshorti i 31 vjeçares, Leonard Malaj, i cili është polic në burgun e Fierit nuk pranon të flasë pa dalë njoftim zyrtar nga policia.

Top Channel