Ekskluzive/ Vjedhjet tek vilat në Sauk, arrestohet Hektor Qiriazi, famëkeqi i dënuar me burg për jetë në Greqi

12/04/2021 21:19
Hektor Qirjazi, 2013

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka mësuar ekskluzivisht se një ndër të arrestuarit e ditës së sotme për vjedhjet tek vilat në zonën e Saukut është Hektor Qirjazi.

Ky i fundi është i dënuar me burg të përjetshëm në Greqi, si pjesë e një grupi famëkeq për vjedhje me armë, ndërsa njihet dhe me emrin tjetër Dorian. J.

Kujtojmë se siç raportoi edhe më herët Top Channel një grup prej 4 persona janë arrestuar sot për vjedhje. Ata janë kapur menjëherë sapo kanë dalë nga vilat, të cilat ishin “të preferuat e tyre”. Mes tyre edhe famëkeqi Hektor Qiriazi.

Dyshohet se ata kanë vjedhur sasi lekësh që shkon në miliona.

Hektor Qiriazi, siç raportonte Top Channel në 2013, bënte pjesë në një grup famëkeq që prej kohësh terrorizonte Greqinë për vjedhjet e dhunshme që kryenin dhe jo vetëm.

Banda akuzohet për tentativa vrasjesh, përfshi edhe ndaj efektivëve të policisë, vjedhje qendrash tregtare, makina, bastisje shtëpish.

Më poshtë një kronikë e hershme e Top Channel që flet për bandën e rrezikshme të shqiptarëve në Greqi mes të cilëve dhe i arrestuari i sotëm.

 

FOTO GALERI
2/3

Top Channel