200 të rinjtë pastrojnë Komanin/ Nisma e emigrantes nga Belgjika bën bashkë të rinj nga Kosova dhe Shqipëria

12/04/2021 19:50

Me këtë imazh të liqenit të Komanit, në prag të nisjes se sezonit turistik, nuk u pajtuan miqtë e natyres prandaj rreth 200 të rinj dhe të reja nga Kosova dhe Shqipëria u bashkuan në një aksion vullnetar pastrimi.

E gjitha ishte iniciativa e Adelina Hajzeraj, vajzës nga Kosova që jeton në Belgjikë.

Adelina Hajzeraj: Koha po e tregon se vetëm ne po e shfrytëzojmë e madje po e dëmtojmë pasi sa herë kemi nevojë për qetësi shpirtërore apo ajër të pastër vrapojmë drejt natyrës por nëse vijojmë këtë ritëm brenda pak viteve do të pushojmë mes mbeturinave prandaj le ta mbajmë të pastër mjedisin.

Top Channel