Protestë për hidrocentralin/ Banorët e Thirrës bllokuan për disa minuta rrugën e Kombit. 33 shoqërohen në polici

11/04/2021 19:58

Banorët e fshatit Thirre në njësinë administrative të Fanit të Mirditës kanë dalë sërish për të protestuar kundër ndërtimit të hidrocentralit në zonën e tyre, ata bëjnë me dije se firma vijon punimet edhe pse janë ankuar në të gjitha institucionet se firmat e tyre janë falsifikuar.

Nga tuneli i Kalimashit ata marshuan drejt vendit ku po punohet për ndërtimin e hidrocentralit.

Banorët janë të gjithë në një fjalë në moslejimin e ndërtimit të tij pasi dëmet siç ata tregojnë në këtë zonë do jenë të mëdha.

Më pas protestuesit u drejtuan në rrugën e Kombit ku e bllokuan për disa minuta dhe nuk munguan konfrontime me policinë.

Top Channel