Ledia Koni, nga Tirana, kurrë në jetën e saj nuk ka marë një leksion për pikturën. Ajo punon si estetistë, 2 vite më parë provoi të pikturonte. Portretin dhe pejsazhin e parë ajo nuk e realizoi në telajo, por në thua.
Leda Koni: Para 11 vitesh kam bërë kursin e estetikës të thonjve, me kalin e kohës pastaj fillova edhe të pikturoja.
Ku e ke bërë kursin?
Në Itali.
Pra ti kë berë vetëm një kurs thonjsh dhe tani pikturon? Nuk ke studier në lice artistic?
Jo, absolutisht fare. Jam komplet autodidakte.
Ike në Itali përse u ktheve?
Unë Amerikën, Italinë e kam këtu. Këtu gjej çfarë unë dua, dhe dikush nëse do të jetë I sukseshëm ia del edhe në vendin e tij.
Talentin për pikturë e ke zbuluar duke punuar portrete në thua, a nuk është e vështirë pasi hapësirë në thua është teper e vogël? Hunda duhet në miniature, buza, sytë e gjithçka tjetër, po ashtu edhe pejsazhet janë tepër të vështira.
Si I realizon këto piktura në thua?
Është e vështirë sepse ka shumë pak hapësirë, si test ka pas duart e mia. Aty kam filluar të pikturoj për herë të parë.
Leda ku e ke më të vështirë që të realizosh një portret në thua apo telajo?
E kam shumë më kollaj në thua. Ndoshta nga që kam më shumë eksperiencë në këtë linjë. Portret në telajo do shumë detaje, jo se nuk I bëj,por do më tepër punë dhe përgjegjësi.
Për sa kohë e mbaron një portret në thua?
Për 10 minuta.
Po në telajo?
Për një javë.
Përse pikturon vetëm femra?
Sepse jam natyrë shumë feminist dhe ajo më frymëzon, unë pikturoj atë që dua, jo atë që më diktojnë.
Top Channel