Kinë, përmbytet miniera e qymyrit/ 21 punëtorë bllokohen 1200 metra nën tokë

11/04/2021 16:19

Një përmbytje në një minierë qymyri në rajonin Xinjiang të Kinës ka bllokuar 21 minatorë në thellësinë e rreth 1200 nën tokë, njoftuan mediat kineze.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, nuk është bërë ende e ditur se çfarë e shkaktoi përmbytjen në minierën Fengyan por mendohet se ndodhi kur 29 punëtorë po azhornonin boshtin e minierës së qymyrit në prefekturën Changi.

Tetë punëtorë arritën të shpëtonin, ndërsa 21 të tjerët mbeten nën tokë. Nga përmbytje raportohet se është dëmtuar sistemi i emergjencës pasi ka shkëputur linjat e energjisë elektrike.

Përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar, me tre grupe të pajisjeve kulluese duke punuar për të pompuar ujin nga boshti, duke përmendur shërbimet lokale të urgjencës. Autoritetet njoftuan se deri më tani nuk kanë kontakt me minatorët por janë në përpjekje të vazhdueshme, njoftoi agjencia.

Aksidentet në miniera nuk janë të pazakonta në Kinë, pasi në dhjetor të vitit të kaluar humbën jetën 23 persona në një minierë qymyri, nga rrjedhja e monoksidit të karbonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA