“Çlirimi” i çerdheve nga Covid/ Pjesa më e madhe e edukatorëve javë vaksinuar, siguri më e madhe për fëmijët

11/04/2021 12:46

Bashkia e Tiranës numëron rreth 1800 edukatorë çerdhesh dhe kopshtesh, si dhe stafet e tyre mbështetëse. Pjesa më e madhe janë vaksinuar.

Kjo do të thotë më shumë siguri për to, të vegjlit dhe familjet e tyre.

Nga 23 persona staf që kemi janë vaksinuar shumica, vetëm një edukatore shtatzënë dhe një tjetër që ka diagnozë, nuk e bënë vaksinën”, thotë një edukatore.

Kopshti “Simba” ka 170 fëmijë. “Vaksinën AstraZeneca e bëmë të dielën. Për dozën tjetër do njoftohemi”.

Punoj 12 vjet si edukatore. Mezi e prisja vaksinimin. Gjithçka më shkoi mire”, thotë një tjetër edukatore.

Për vaksinimin e edukatorëve, flasin prindërit e fëmijëve:

Kjo është një gjë e shkëlqyer, që u vaksinuan edukatorët”.

Unë punoj në bankë dhe do donim që ata që punojnë në front desk me klientët, të vaksinohen sa më parë, për sigurinë e tyre dhe të klientëve”.

Unë banoj në Manhatan, në Amerikë”.

Jam vaksinuar, si unë edhe bashkëshortja. Dy javë do qëndroj këtu”.

Presidenti Biden tha mbrëmë që do të nisë vaksinimi i 19-vjeçarëve tani në Shtetet e Bashkuara”.

Top Channel