Princi britanik Philip, bashkëshorti i ndjerë i mbretëreshës Elisabeth II, është nderuar sot me një seri të shtënash topi në qytetet kryesore të vendit si Londra, Edinburg në Skoci, Cardiff në Uells dhe Belfast në Irlandën e Veriut, si dhe gjuajtje artilerie nga luftanijet britanike në det.
I njohur gjithashtu si Duka i Edinburgh, vdiq në kështjellën mbretërore Windsor të premten më 9 prill.
Bateritë e artilerisë qëlluan 41 goditje, nga një në çdo minute në të gjithë qytetet kryesore.
Të shtëna u lëshuan dhe nga luftanijet britanike HMS Diamond, HMS Montrose dhe HMNB pranë bazës së Portsmouth.
Regjimenti i Gjibraltarit, territori britanik në ujërat pranë SPanjës, gjithashtu iu bashkua përshendetjeve të artilerisë.
Duka i Edinburgh ishte ushtarak i vjetër i marinës britanike.
Princ Philip kishte studiuar në kolegjin e marinës në Dartmouth ku ishte shpallur “kadeti më i mirë” para se të merrte komandën e luftanijes HMS Magpie.
Ai ishte lavdëruar për betejën e Cape Matapan kundër flotës italiane në mars 1941 dhe kishte fituar Kryqin Grek të Trimërisë.
Princ Philip u martua me mbretëreshën ne 20nentor, 1947 dhe qëndroi përkrah saj për 73-vjet.
Top Channel