Në mediat britanike vërshojnë ankesat për ‘kohën e ekzagjeruar’ të mbulimit të vdekjes së Princ Philip (fotot)

10/04/2021 17:15

Rrjeti shtetëror britanik BBC është detyruar të hapë një rubrikë të veçantë online për fluksin e ankesave nga shikues të zemëruar për kohën e ekzagjeruar që po i kushtohet mbulimit të vdekjes së Princit Philip.

Zemërimi i shijkuesve ardhi pasi tre stacionet kryesore të rrjetit ‘BBC One’, ‘BBC Two’ dhe ‘BBCNews’ anulluan programet e tyre prej të premtes, për të folur mbi bashkëshortin e mbretëreshës dhe shërbimin e tij në marinën britanike.

Por shumë shikues shpreheshin të tërbuar nga humbja e programeve të tyre të preferuara.

Në seksionin e ankesave BBC kishte vendosur njoftimin: “Po marrim shumë ankesa për mbulimin e gjerë të vdekje së Princ Philip, Dukës së Edinburgh. Tashmë për të regjistruar ankesat tuaja vendosni adresën email, dhe do t’ju kthejmë përgjigje sapo të jetë e mundur”.

Por komentuesit e revoltuar kaluan ankesat e tyre në rrjetet sociale.

Një prej tyre shkruante: “E dashur BBC: Më keni borxh dy ditë nga liçenca e televizionit që unë dhe të tjerët paguajmë.”

Të tjerë e krahasonin “situatën” me televizionin shtetëror në Korenë e Veriut.

Ndersa komentet më ekstreme thonin: “BBC është një shërbim i rafinuar propagande, me standarde të dyfishta shtypjeje, me zgjedhje të informacionit, si një filial i forcimit të kontrollit për stabilimentin”

FOTO GALERI
1/3
Ata e krahasonin “situatën” me televizionin shtetëror në Korenë e Veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA