Meta: Deri më 26 prill jam në Vlorë, ftova për një darkë Gjiknurin nuk erdhi! Detyrohet nga Rama të shpifë

10/04/2021 11:34

Presidenti i vendit, Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Rama për akuzat e bëra nga qyteti i Vlorës.

Presidenti ka qenë i ashpër dhe nuk ka lënë mënjanë as kërcënimet.  Ai tregon se ka ftuar për një darkë me gazetarët në Vlorë edhe Damian Gjiknurin por ai nuk ka pranuar.

Meta: Unë dje kam pasur një darkë me gazetarët e Vlorës informale. Pa përjashtuar asnjë. Në darkë ka qenë edhe Bujar Leksaj dhe Damian Gjiknuri. Zotin Damian e kam ftuar vetë pasi shpesh ai ka qenë I detyruar nga kryeministri për të shpifur ndaj takimeve në mia. Darka fokusin e kishte te transparenca e procesit zgjedhor dhe që të mos provokohet me shakara pa kripë që janë rrugaçëri. Të jetë i qetë edhe kryeministri. Deri në 26 Prill do jemi në Vlorë. Do jem ditën dhe natën. Janë të ftuar të rrinë me mua por çdo skenar do të jetë i papranueshëm. Të kuptojnë që në Vlorë nuk bëhet shaka. Unë e kuptoj pse e ka shqetësimin te Ilir Meta se Ilir Meta bën gjithçka për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe së dyti ai bën gjithçka për të shantazhuar opozitën. Diga kryesore për të mos përmbytur demokracinë ka qenë Ilir Meta. Kjo është betejë finale, për 100 vitet që vijnë e s’është betejë mes Metës e Ramës. 

Meta e ka quajtur kreun e qeverisë “Kuisling”, një term që nënkupton atë person që vihet në shërbim të pushtuesit dhe që bashkëpunon me të kundër lëvizjes nacional çlirimtare të popullit të vet, ai që tradhton popullin e vet dhe i shërben pushtuesit, tradhtar me damkë”.

Meta: Rama është ‘kuisling’, po përdoret nga armiqtë e Shqipërisë që të nxjerrë në shitje atë që ka ngelur pa u shitur nga pasuritë e shqiptarëve e t’i zëvendësoje vlonjatët me bangladeshas. Së pari ka pasur vaksina plot në pritje. Ai nuk ka këtë shqetësim. AlbControll ka pasur 10 muaj që ka bërë kërkesë. Marrjen e ushtrisë e bëri për të treguar se mund të bëjë çdo gjë. Në zgjedhjet e vitit 2017 Ilir Meta nuk ishte president. Tani Ilir Meta është president. Presidenti është ushtari i parë i Republikës. Mos të provokojë Vlorën. Ai është mësuar të korruptojë burra që turpërojnë edhe fjalën nga hallet dhe pamundësitë, burrat me vese që turpërojnë familjet e tyre por duhet ta dijë që më 25 Prill do e marrë përgjigjen nga vajzat dhe nënat shqiptare që nuk duan më të jetojnë në një vend të mrekullueshëm me qytetarët e botës që kërkon të sjellë Edi Rama dhe kërkon t’i largojë prapë pasi të mësojnë gjuhën shqipe, për të cilën jemi krenarë. Fajin e ka Rama që i shërben mafias ndërkombëtare. Përgjigjen do ta marri më 25 prill.

Presidenti Meta, me tone të larta u shpreh se do të jetë kudo në terren, por në radhë të parë do të jetë në Vlorë, pasi, sipas tij, është qendër e të gjithë shqiptarëve.

Meta: Presidenca do të jetë kudo, edhe në terren. Por në radhë të parë do të jetë në Vlorë, sepse është qendër e të gjithë shqiptarëve dhe meriton të japë shembullin e standardeve të zgjedhjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA