Kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit kanë zhvilluar një takim me profesionistët e rinj të qytetit.
Milva Ekonomi, si kryesuese e listës së PS në këto zgjedhje u shpreh se ajo që shoh tek ju, eshte se ju besoni atë që besojmë edhe ne. Duke iu drejtuar të rinjve, Ekonomi shtoi Durrësin nuk e kursen aspak tërmeti dhe pandemia, por ne ia dolëm me të dyja këto, u ringritëm, përballuam sfidat e tërmetit me rindërtimin dhe ja ku jemi edhe me vaksinimin.
Kandidatja tjetër e PS, Klodiana Spahiu tha në këtë takim se: “Mandati i tretë do jetë mandati i rinise, sepse të gjitha programet dhe politikat që kemi bërë deri tani, janë për mbështetjen e rinisë.
Alban Xhelili është një emër i ri qe Partia Socialiste kandidon në listën e Durrësit. Ai u shpreh në këtë takim se vetëm ekipi i Partisë Socialiste ka një program të qartë për biznesin, Durrësin dhe gjithë Shqipërinë.
Top Channel