Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Javad Zarif, pas takimit në Vjenë ku u diskutua rikthimi i SHBA-së në marrëveshjen bërthamore theksoi se SHBA-ja duhet të heqë sanksionet që zbaton kundër Iranit.

“Sanksionet që vendosi ish-presidenti amerikan Donald Trump janë në kundërshtim me marrëveshjen bërthamore dhe të gjitha sanksionet e SHBA-së duhet të hiqen”, shkroi Zarif në llogarinë e tij në twitter pas takimit.

“Irani propozon një rrugë të logjikshme e cila parashikon bindje ndaj Marrëveshjes së Planit të Përbashkët të Veprimit (JCPOA). Së pari SHBA-ja që është shkaku i krizës, duhet të kthehet tek të gjithë përgjegjësitë e saj. Ndërsa edhe Irani do të hedhë hapin përballë pas konfirmimit të shpejtë”, tha kryediplomati iranian.

Në kryeqytetin Vjenë të Austrisë u mblodhën zyrtarët e lartë të Iranit dhe Bashkimit Evropian (BE), Kinës, Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Britanisë, të cilët diskutuan rikthimin e SHBA-së në marrëveshjen bërthamore, heqjen e embargos kundrejt Iranit dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes. Palët fillimisht u takuan në Vjenë ditën e martë më 6 prill. Takimet që vazhduan edhe sot theksohet se do të vazhdojnë edhe javën e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA