Arrestim për blerje votash nga LSI/ Pukë, në pranga sekseri dhe nën hetim drejtuesi i LSI. Premtonin para për votat

10/04/2021 15:14

Një person është arrestuar dhe drejtuesi lokal i LSI në Pukë është nën hetim me akuzën për blerje të votave.

I arrestuari është Vasil Shabani, 45 vjeç të cilin policia e cilëson sekser dhe që ju gjet një listë me të dhënat e 27 qytetarëve dhe dy fleta të ngjashme me fletën e votimit si dhe 528 mijë lekë të reja.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë Demir Syla 25 vjeç, nga Puka, drejtues i LSI në Pukë. Ndërkohë për këtë ngjarje reagoi dega lokale e LSI në Pukë që e quan policinë si të politizuar nga rilindja.

Sipas LSI aktivistët po tregonin mënyrën e votimit.

Top Channel