Aktivistët u kapën me lekë në makinë e akuzohen se po blinin vota, reagon LSI: Po bënin ushtrime zgjedhore!

10/04/2021 12:11

Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) në qarkun e Shkodrës vjen me një deklaratë për media pas ngjarjes së ndodhur në Pukë, ku u vu nën prangat e policisë kreu i LSI në Pukë dhe një aktivistë, pasi akuzohen se po blinin vota.

Në këtë reagim LSI akuzon policinë e shtetit dhe nga ana tjetër justifikon aktivistët.

Deklaratë e kryesisë së LSI Qarku Shkodër:

Dega e LSI qarku Shkodër informon e sqaron opinionin publik se ngjarja e ndodhur ne Pukë, ku aktivistë të LSI janë marrë nën hetim nga policia është një situatë që tregon politizimin e tejskajshëm të policisë së Rilindjes.

Aktivistët tanë janë në të drejtën e tyre për të bërë ushtrime zgjedhore, në vijim edhe të praktikave dhe orientimeve të Komisionit Qëndror të zgjedhjeve për mënyrën e votimit. Është skandaloze dhe e turpshme të dërgosh për ndjekje penale aktivistë politikë të cilët duan të bëjnë të njohur mënyrën e votimit, aq më shumë që është një skemë e re, e papërdorur më parë.

Fletët e gjetura janë demonstrative dhe nuk kanë si të jenë origjinale, kur ato akoma nuk janë prodhuar. Ato janë thjesht dhe vetëm orientuese dhe natyrshëm përdoren nga të gjithë subjektet politike.

I bëjmë thirrje policisë të ndalë këtë revansh të turpshëm dhe antiligjor, dhe të investohet e angazhohet në kryerjen e detyrave të veta funksionale .
Dega e LSI Qarku Shkoder

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA