Një automjet ‘Range Rover’ është vjedhur në Astir, ndërsa ai është gjetur pas 4 orësh i braktisur në Fushë-Krujë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.00 në rrugën Teodor Keko. 37 vjeçari S.Xh pronar i mjetit (i cili rezulton me precedent penal në fushën e drogës) sapo ka konstatuar se mjetin luksoz ia kishin marrë ka njoftuar policinë.
Pronari tha se mjeti i tij ishte i pajisur me GPS dhe kjo e ndihmoi policinë për ta gjurmuar.
Pas 4 orësh ndjekje Range Rover u gjet në FushëKrujë i braktisur. Policia e ka sekuestruar mjetin në cilësi të proves materiale dhe po analizon gjurmët për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.
Mjetet luksoze janë vënë në shënjestër të hajdutëve të makinave. Edhe 3 ditë më parë një tjetër mjet range rover u vodh në zonën e ish-bllokut.
Top Channel