Veza është një ushqim i pasur në ushqyes që gjen përdorim të larmishëm në kuzhinat tona. Vezët mund t’i ziejmë, t’i skuqim, t’i rrahim e t’i përdorim në gatime të ëmbla, të kripura, e të ndërmjetme. Kur vjen puna tek vlerat shëndetësore duhet të zgjedhim mënyrën më të mirë të servirjes së vezës.
Njerëzit janë të ndarë kryesisht në dy fronte: ata që e duan të zier dhe ata që e duan të skuqur. Vezët përmbajnë shumë proteina, ndaj ato janë më të preferuarat nga atletët dhe sportistët. Vezët janë një burim i mirë i vitaminës A, hekurit, seleniumit dhe proteinës. Mënyra e gatimit të vezës ka shumë rëndësi në përthithjen e ushqyesve dhe vlerave ushqimore.
Ndryshimi mes vezës së skuqur dhe të zier
Kaloritë dhe përmbajtja e yndyrës
Një vezë e zier fort përmban 77 kalori ndërsa një vezë e skuqur ka 90 kalori. Një vezë e zier fort ofron 5 gramë yndyrna, 2 prej të cilave janë të ngopura. Një vezë e skuqur ofron 7 gramë yndyrna 2 prej të cilave janë të ngopura. Megjithatë në rastin e kësaj të fundit, nëse përdorni gjalpë, përmbajtja e yndyrnave rritet dhe po kështu kolesteroli.
Vlerat ushqyese
Zierja dhe skuqja e vezës e pajis organizmin me 6 gramë proteinë. Si e skuqur, si e zier, veza të ofron 2-3 përqind të dozës ditore të kalçiumit dhe 10 përqind të fosforit, dy minerale të rëndësishme për shëndetin e kockave. Për më tepër, sido ta gatuani, veza ofron 22 përqind të dozës së rekomanduar ditore të seleniumit që shërben si antioksidant. Një vezë në ditë ofron 0.56 mikrogramë nga 2.4 mikrogramët e vitaminës B12 që duhet të konsumoni çdo ditë.
Ky ushqyes luan një rol kryesor në sistemin qendror dhe është thelbësor për formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Shqetësimi i vetëm në krahasimin mes të dy llojeve të gatimit të vezës qëndron tek kolesteroli. Veza përmban 210 miligramë kolesterol. Zierja konsiderohet mënyra më e sigurt për gatim sepse yndyrnat që përdorni në skuqje rrisin kolesterolin në organizëm. Ekspertët thonë se vezët janë të mira për shëndetin dhe një i rritur mund të hajë një vezë në ditë pa u shqetësuar shumë për kolesterolin. Sipas të dhënave shkencore, ngrënia e vezës në mëngjes si pjesë e një regjimi të kujdesshëm shëndetsor mund t’ju ndihmojë të humbisni në peshë.
Këshilla për vezët e ziera.
Vezën e zier mund ta kombinonin në sallatat me spinaq, patate, pulë apo peshk si një element i domosdoshëm i ushqyerjes së shëndetshme./AgroWeb
Top Channel