Ulen dy avionët e parë në Rinas/ Vijnë kontrollorët turq e grekë, sot rifillojnë fluturimet e rregullta

09/04/2021 00:34

Është zgjidhur kriza e krijuar nga bllokimi i trafikut ajror për shkak të stresit kolektiv që pushtoi 74 kontrollorët ajrorë të Albkontrollit.

Pak pasi ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku doli në konferencë për shtyp në pistën e aeroportit dhe tha se e kishte gjetur zgjidhjen, në Rinas u ulu avioni i parë.

Ai ishte një avion qeveritar turk që solli ministrin e Kulturës së Turqisë. Një natë më parë përmes Podgoricës kishin mbërritur edhe kontrollorët nga Turqia, që bënë të mundur vijimin e punës këtë të enjte në Aeroportin Nënë Tereza, për dy uljet e para të rëndësishme. Mbërritjen e kontrollorëve turq e konfirmoi edhe përkthyesja e delegacionit turk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA