Magazina e kthyer në laborator kanabisi

Top Channel ka siguruar foton e magazinës së kthyer në laborator droge në fshatin Gjormë të Kurbinit, ku është përfshirë edhe drejtori i Hipotekës, Etmond Stojani.

Drejtori i Hipotekës së Kurbinit, Etmond Stojani është shpallur në kërkim pasi bashkë me një person tjetër kanë kthyer një magazinë në laborator kanabisi.

Pas operacionit policor është arrestuar bashkëpunëtori, Vranicki Hisku, ndërsa policia është vënë në kërkim të Stojanit.

Policia zbuloi magazinën në fshatin Gjormë të Kurbinit, të përshtatur si laborator që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba.

Ata gjithashtu kanë sekuestruar edhe një armë zjarri pushkë me dylbi të montuar. Gjatë kontrollit të ambientit u sekuestruan 205 bimë kannabis sativa të kultivuara në vazo.

Në ndërtesë u konstatua  një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA