Shqipëria dhe Kosova në luftë të ftohtë. Të parët që e nisën ishin Sali Berisha e Ibrahim Rugova

09/04/2021 18:09

Milaim Zeka ka komentuar në emisionin “Top Talk” përplasjen mes udhëheqësve të Shqipërisë dhe Kosovës që duket sikur po rivalizojnë njëri-tjetrin.

Kjo vihet re edhe në refuzimin e vaksinave të ofruara nga Shqipëria, por Zeka tha se “lufta e ftohtë” mes dy shteteve ka ekzistuar që në kohën e Ibrahim Rugovës dhe Sali Berishës. Në fjalën e tij, i bën thirrje edhe Albin Kurtit që të sillet si kryeministër i Kosovës dhe të ulë gjakrat për të ndalur “luftën” me Edi Ramën dhe Shqipërinë.

Zeka: Lufta e ftohtë ka ekzistuar që në kohën e Ibrahim Rugovës dhe të Sali Berishës. Vite me radhë, Berisha nuk ka komunikuar fare me Rugovës. Berisha përmes kryeministrit të qeverisë së Kosovës, Bujar Bukoshi e ka luftuar 24 orë Ibrahim Rugovën. Pastaj vijmë tek lufta tjetër, Ramush Haradinaj është treguar vazhdimisht i afërt me Ilir Metën dhe Sali Berishën, ndërkohë që Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë treguar të afërt me kryeministrin Rama.

Albin Kurti ka pasur luftë me të gjithë, domethënë  ka qenë në front me të gjithë këta, të majtë, të djathtë, të mesit e të gjithë dhe Kurti njihet për mentalitetin e tij të një njeriu inatçor dhe që nuk rezonon si kryeministër. Akoma është duke vazhduar sikur të ishte kryetar i opozitës, si të ishte duke hedhur gurë në rrugët e Prishtinës apo parulla në Kukës ose në Tiranë kundër Edi Ramës. Duhet ta kuptojë se tani është kryeministër dhe duhet të ulë gjakrat sepse ne kemi luftë për të bërë me Serbinë dhe nuk duhet shfrytëzuar vaksina për një luftë as të ftohtë, as të nxehtë kundër qeverisë së Shqipërisë dhe Edi Ramës. Kjo është një gabim, vepër penale për mendimin tim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA