Shkarkohet nga detyra kreu i IMKT Durrës, ja kush i zë vendin
09/04/2021 11:23
Ardian Halili, ish-kryetar i IKMT Durrës, ka qenë i komanduar prej disa vitesh në atë detyrë dhe 3 javë më parë i është ndërprerë kontrata dhe është komanduar në të njëjtin post nga bashkia e Durrësit Dorjan Mema.
Më 19 mars të këtij viti i është ndërprerë komandimi nga bashkia e Durrësit.
Halili është bashkëshorti i ish-prokurores së Durrësit Rabiana Halili që ka dhënë dorëheqjen nga detyra, ndërsa KPK vendosi që ajo nuk do të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.
Top Channel