Nga Saranda, Kryesocialisti Edi Rama riktheu akuzat e forta ne adrese te Presidentit Ilir Meta per takime te fshehta me subjekte te OFL-se duke shkruar deri në pazare për nxjerrjen e krimineleve nga burgu.
“Ilir Meta që është Presidenti i Republikës për fatkeqësinë e të gjithëve ne dhe që ka vendosur informalisht kandidaturën në Qarkun e Vlorës dhe zhvillon një fushatë skutash me subjektet OFL-së, premton lart e poshtë së do u nxjerrë njerëzit nga burgu atyre të cilëve u kërkon mbështetje, mbledh bashkë me atë Leskon e famshëm të fuçive të rakisë, dhe prokurorë e gjykatës të korruptuar që u goditën nga vettingu. Janë mbledhur dhe lëvizin si një kope hienash, duke u futur zgëqeve. Nga ana tjetër, pa harruar për të mos lënë dy gurë bashkë, për të nxitur medoemos sa më shumë rrëmujë, konfuzion, pasiguri”.
Rama sulmoi ashpër kundërshtarët për premtimet që iu bëjnë vlonjatëve për pronat.
“Është e habitshme skuadra e opozitës në Vlorë, së bashku me premtimin e tyre më madhor, të shfuqizojnë të gjithë ligjin e pronave. E keni parë një personazh në listë që as banon në Vlorë, as në Sarandë, askund në këtë qark, por ka një lidhje shumë të fortë në atë Qark. Ka letrat e pronave të grabitura me shantazhe, të grabitura me lidhje të shkurtra me pushtetin e Saliut. Mijëra e mijëra hektarë! Mijëra e mijëra nga ato hektarët që njerëzit autoktonë, i gjithë bregdeti kanë hequr picirin për t’i marrë dhe në ndërkohë që hiqnin picirin, janë detyruar rëndom t’ua shesin zarbove të ardhur nga Tirana. Ҫuditërisht pastaj shfaqen sipërmarrës emra dhe mbiemra që s’kanë asnjë lidhje me këtë trevë, fare. Shfaqen si autoktonë”.
Gishtin e fajësisë e drejton edhe nga kryetari i Partisë Demokratike, të cilin nuk e konsideron si liderin e vërtetë të opozitës.
“Çfarë udhëheqësi është Lulzim Basha që, përveçse fle në këmbë dhe flet si një pllakë gramafoni që rrotullohet sipas rastit, nuk ka asgjë në dorë. Absolutisht! Një kukull e kurdisur nga Ilir Meta dhe Sali Berisha! Janë ata që morën peng Aeroportin e Rinasit. Janë ata që janë gati ta djegin nga e para Shqipërinë, po të jetë nevoja, për të arritur synimin e tyre. Janë ata që i bashkon një ankth i madh, një pasiguri e madhe e humbjes përfundimtare të influencës së tyre mbi proceset e vendit dhe mbi të gjitha, mbi procesin e drejtësisë”.
Top Channel