Plagosje me thikë në Yzberisht, shpallen në kërkim 2 autorët
09/04/2021 10:43
28-vjeçari, Bruno Basha dhe 26-vjeçari, Mario Basha janë konfliktuar për motive banale dhe kanë qëlluar me thikë 34-vjeçarin, Valter Çela.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Në konflikt është përfshirë dhe një shok i 34-vjeçarit, i cili mbeti i lënduar me sende te forta. 34-vjeçari u transportua në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorët.
Top Channel