Në pamje shihen momentet e tmerrshme kur një vajzë e re rrëmbehet nga tre burra teksa kthehej në shtëpi nga puna, dhe futet me forcë në një makinë në Kirgyzstan. Disa orë më vonë ajo u gjet e vdekur në një tjetër rast të fenomenit të rëndë primitiv të “pengmarrjes së nuses”.
Pamjet nga kamerat e sigurisë tregohet 27 vjeçarja Aizada Kanatbekova që kapet nga tre burra, të cilët e fusin atë në një makinë Honda të kuqe në kryeqytetin kirgiz Bishkek të hënën, me qëllim ta detyronin në martesë.
Një nga burrat shihet që tërheq Karantbekova përgjatë rrugës, ndërsa një tjetër i vjen në ndihmë duke e ngritur peshë para se ta fusin në makinë.
Dy burra të tjerë futen edhe ata në makinë, targat e të cilës duken qartë në kamera.
Dje policia vendase tha se trupi i Karantbekova u gjet i vrarë me mbytje në makinë, pasi ishte marrë peng në një rast te “pengmarrjeje të nuses”.
Pengmarrësi dhe vrasësi i dyshuar i Kanatbekova është një 36-vjeçar qe gjithashtu ishte gjetur i vdekur, dhe sipas policisë kishte kryer vetëvrasje.
Një nga pengmarrësit e tjerë është ndaluar nga policia.
Ngjarja bëri që më shumë se 500 njerëz të dilnin në protesta në kryeqytet duke kërkuar largimin e krerëve të policisë.
Protestuesit fajësonin policinë për dështimin në gjetjen në kohë të Kanatbekova dhe të dyshuarit, pasi ngjarja ishte regjistruar në kamera me numrat e targës së makinës që dukeshin qartë.
Protestuesit kërkonin gjithashtu dorëheqjen e ministrit të brendshëm duke mbajtur slogane si “Kush përgjigjet për vrasjen e Aizada?”, “Ndal vrasjes së grave” dhe “Kush beson se vrasja e grave është ende traditë”.
Fenomeni i pengmarrjes së nuseve, i njohur në vend si ‘Ala Kachuu’, e ka origjinën në rajonet qendrore aziatike të popujve nomadë, por ishte reduktuar gjatë regjimit të Bashkimit Sovjetik.
Pas vitit 1991 është rikthyer praktika rrëmbimit të gruas për ta vënë nënë presion për martesë me rrëmbyesin.
Megjithse aktet janë bërë të jashtëligjshme në 2013 në vend, dënimet për të janë shumë të rralla dhe të dëmtuarat nuk denoncojnë prej kërcënimeve të dhunës apo stigmatizimin shoqëror.
Presidenti Sadyr Japarov e përshkroi vrasjen e Kanatbekova si një tragjedi dhe dhimbje, jo vetëm për familjen e saj por për të gjithë vendin.
Ai shtoi se incidenti duhet të jetë “pengmarrja e fundit e nuseve në histori”.
Herën e fundit që një vdekje e nuses së marrë peng ndodhi në Kirgistan ishte në 2018, kur një studente mjekësie 20-vjeçare u vra brenda në stacionin e policisë nga pengmarrësi i saj, teksa kryheshin procedurat.
Top Channel