Masat anti-covid të marra nga qeveria, kanë bërë që shumë qytetarë të marrin rrugën drejtë Shqipërisë për fundjavë.
Kjo për shkak se në vend gastronomia është mbyllur, e me shtetet e rajonit nuk kërkohet testi PCR.
Mëngjesin e së premtes, pritjet e qytetarëve në kufirin Vërmicë- Morinë ishin mbi 20 minuta.
Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se nga mesnata e deri në ora 11, afër 6 mijë qytetarë kanë kaluar kufirin.
Më 7 prill 2021 duke filluar nga ora 00:00 deri në ora 11, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes Pikës Kufitare të Vermicës dhe Morinës 1475 perona, në periudhën e njëjtë me 8 prill kanë kaluar 1845 persona.
Ndërsa gjatë se premtes me 8 prill, numri i qytetarëve që kanë kaluar kufirin nga mesnata deri në ora 11 ka qenë shumëfish më i lartë, 5498 persona.
Testi PCR kërkohet vetëm për lëvizjet nga vendet e tjera me risk të lartë të Covid 19.
Derisa në vend gastronomia vazhdon të jetë e mbyllur nga 7 deri më 18 prill, si masë për parandalimin e përhapjes së Covid 19.
Top Channel