Mbi 800 mijë euro drogë nga Shqipëria sekuestrohen në Maqedoninë e Veriut, arrestohet zyrtari i lartë policor

09/04/2021 20:11

Policia, në bashkëpunim edhe me Agjencinë Amerikane në luftën kundër narkotikëve DEA, në një operacion anti-drogë në rrugën Pletvar-Akavadar rreth orës 14 ka sekuestruar 500 kilogram marijuanë.

Mësohet se droga në vend ka hyrë nga Shqipëria, ndërsa në treg marijuana e sekuestruar kap vlerën e mbi 800 mijë eurove. Në aksionin i cili po vijon akoma në disa qytete, Prilep, Manastir, Rosoma e Kavadar Alsat mëson se është arrestuar edhe kryeshefi i policisë në Prilep.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se detaje për aksionin disa ditor do të jepen gjatë ditës së nesërme./Alsat

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA