Kandidatët për deputetë të PS të Durrësit, Klodiana Spahiu dhe Keida Ferra si dhe kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako kanë zhvilluar një takim me banorët e lagjes 6 të qytetit.
Sako deklaroi se mbi 10 mijë familje kanë përfituar deri tani grantin e rikonstruksionit, në 400 pallate ka përfunduar riparimi i ambienteve të përbashkëta, vijon me shpejtësi ndërtimi I banesave individuale.
Deputetja socialiste Klodiana Spahiu deklaroi se janë 3 projekte të rëndësishme që do ta transformojnë qytetin. Ajo shtoi se edhe Eco Parku që po ndërtohet në atë zonë do të jetë ndër më të bukurit në vend ndërsa ndërtimi I portit turistik është ndër investimet më të rëndësishme të Durrësit.
Deputetja Spahiu deklaroi se të gjitha investimet që janë bërë e do të vijojnë të bëhen në qytet synojnë ta kthejnë Durrësin në një nga qytetet më të rëndësishëm turistikë të Ballkanit.
Top Channel