Gjendet qyteti i artë i humbur në Egjipt/ Zbulimi më i madh pas varrit të Tutankhamunit

09/04/2021 11:06

Egjipti po i gëzohet zbulimit më të madh të bërë që pas gjetjes së varrit të Tutankhamunit. Bëhet fjalë për një qytet të artë të humbur, që ka qëndruar nën rërë për mijëra vite.

Qyteti është zbuluar afër Luksorit, ku ndodhet edhe lugina e mbretërve.

Arkeologët kanë përshëndetur zbulimin e atij që besohet se është qyteti më i madh i lashtë i zbuluar në Egjipt, i varrosur nën rërë për mijëra vite, e që ekspertët thonë se është një nga zbulimet më të rëndësishme që nga gjetja e varrit të Tutankhamunit.

Egjiptiologu i famshëm Zahi Hawass njoftoi zbulimin e qytetit të artë të humbur, duke thënë se ai ishte gjetur afër Luxorit, ku ndodhet edhe lugina e mbretërve.

Sipas arkeologëve, qyteti është 3 mijë-vjeçar dhe daton nga koha e mbretërimit të Amenhotepit të III dhe vazhdoi të përdorej nga Tutankhamuni dhe Ay. Ata thonë se ky është qyteti i lashtë më i madh që është zbuluar ndonjëherë në Egjipt, dhe quhej Aten.

Sende të tjera të çmuara, përfshirë edhe unaza, janë zbuluar, bashkë me objekte shumëngjyrëshe prej balte, hajmali dhe tulla balte me vulën e Amenhotep III.

Hawass, një ish-ministër i antikiteteve tha se shumë misione të huaja kanë kërkuar për qytetin dhe nuk kanë mundur ta gjejnë atë.  ekipi nisi gërmimet në shtator 2020 mes tempujve të Ramsesit III dhe Amenhotep III afër Luksorit, 500 kilometra në jug të kryeqytetit, Kajro. Pas shtatë muajsh gërmime, disa lagje aty përreth janë zbuluar, përfshirë një bukëpjekës bashkë me furrën dhe enë të tjera balte si edhe një zonë administrative dhe rezidenciale.

Amenhotepi i III-të trashëgoi një perandori që shtrihej nga Eufratet deri në Sudan, dhe vdiq rreth vitit 1354 para Krishtit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA