2 qytetarë nga Vlora janë arrestuar, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 4800 euro të falsifikuara.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se dy shtetas dispononin kartëmonedha të falsifikuara, organizuan punën për kapjen e tyre. Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit A. O., 49 vjeç banues në Himarë dhe R. O., 22 vjeç banues në Delvinë.
Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Piqerras, Himarë, gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre, iu gjetën 4800 euro të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit A. D., 28 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
—
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u bë ndalimi i shtetasit në kërkim A. T., 22 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 03.04.2021 i ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprën penale ‘’Vjedhja”.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 30 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa, një dorezë metalike dhe fitil zjarrpërcjellës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel