Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimit me fermerët në Divjakë u shpreh se PD-ja parashikon 100 milion lekë subvencione për fermerët dhe uljen e çmimit të naftës me 240 lekë.
“Do mbështetje si në çdo vend tjetër të botës do të keni mbështetje. Subvencionet një, këto rrugët që që mezi i kalon edhe këto do të jenë pjesë, do të keni 150 milion euro në vit për infrastrukturën bujqësore. Që ne do t’i bëjmë subvencionet realitet kjo është 1000% e sigurt“, u shpreh Basha.
Sipas kryedemokratit paratë do të shkojnë në bujqësi, aty ku jeton gjysma e popullsisë. “Dhënia e subvencioneve, ndërtimi i infrastrukturës bujqësore, dhënia e aksesit tuaj në treg, ulja e çmimit të naftës me 240 lekë, drejtpërsëdrejti juve ju fusin në treg. Më 25 prill ndryshimi do të jetë pikërisht kjo. Do të fusim një cikël pozitiviteti. Do fitosh ti, subvencionet e tua, subvencionet që do marrësh nga shteti do të mundësojnë që produktet e tua të shiten dhe ti të dalësh me fitim, do fitojë konsumatori shqiptar sepse ti me ato subvencione do e nxjerrësh me çmim më të ulët dhe në momentin që fitojnë edhe fermerët edhe konsumatorët, ka fituar dhe shteti. Ky është ndryshimi i dashur. Prandaj, të ftoj me 25 prill, të gjithë masivisht për ndryshimin që është për ju”.
Top Channel