Avioni bën ulje emergjence teksa gruaja lind beben gjatë fluturimit (fotot)

09/04/2021 17:01

Një grua ka lindur beben e saj teksa fluturonte me avion, me ndihmën e një studenteje mjekësie që ndodhej për fat në bord.

27 vjeçarja Kultumah Mohammed, ishte në fluturimin nga N’Djamena, në Kanada, drejt Kairos në Egjipt, kur kuptoi se bebes i erdhi momenti për të lindur.

Ekuipazhi i linjave ‘Egypt Air’ tentoi të bënte ulje emergjence në Aswan, rreth 500 milje në jug të Kairos, por bebja lindi para uljes në tokë, teksa avioni ishte ende duke fluturuar mbi  Sudan. Për fat studentja e mjekësisë Laila Mohamed Abou Bakr ishte gjithashtu në avion dhe ndihmoi në lindjen e bebes, me ndihmën e stjuardesave.

Linjat ajrore thonin në një deklaratë: “Për çështjen u ndoqën të gjitha procedurat e sigurisë së pasagjerëve dhe në bashkëpunim me studenten e mjekësisë u realizua lindja në fluturim”.

Disa foto emocionuese ishin shpërndarë më pas të ekuipazhin me veshje mbrojtëse që mbanin të voglin e sapolindur në një batanije blu.

Shtatorin e shkoi Hiyam Nasr Naji Daaban gjithashtu lindi beben e saj gjatë një fluturimi të linjave Egypt Air nga Kairo drejt Londrës. Në atë rast një doktor u gjend në bord, i cili ndihmoi që lindja të ishte sa më e sigurtë. Bebes i janë dhuruar fluturime flas nga linja ajrore.

 

FOTO GALERI
1/3
Një grua ka lindur beben e saj teksa fluturonte me avion, me ndihmën e një studenteje mjekësie që ndodhej për fat në bord.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA