Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se deri tani janë vaksinuar 25.720 arsimtarë.
Manastirliu shkruan se me vaksinimin masiv, çdo ditë e më tepër i afrohemi dritës në fund të tunelit.
“Vijojmë pa u ndalur me planin tonë të vaksinimit masiv. Çdo ditë e më shpejt jemi duke iu afruar dritës në fund të tunelit”shkruan Manastriliu.
Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 232,556 doza të vaksinës anti COVID-19 për qytetarët.
Ndërkohë, kujtojmë se në 24 orët e fundit janë shënuar 317 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 69 – 90 vjeç.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 529 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96,129 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 247 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Top Channel