Sondazhi/ Programi i LSI: 61% nuk dinë asnjë prej elementëve. 17% njohin reduktimin e TVSH-së në 5%

08/04/2021 22:46

Në sondazhin e tretë të IPSOS-Top Channel, zgjedhësit janë pyetur edhe për elementët e programit të tre partive më të mëdha në vendin tonë, PS, PD dhe LSI dhe përgjigjet e tyre janë tërësisht spontane.

Në programin e LSI, tre elementët që i vijnë më shpejt në mendje të intervistuarve janë strategjia e taksimit, garancia rinore dhe emigrimi/ikja e të rinjve.

17% kanë vënë re më shumë strategjinë e taksimit (reduktimin e TVSH-së në 5%) dhe garancinë rinore, ndërsa 11% kanë vënë re më shumë emigrimin dhe ikjen e të rinjve, programin e shëndetësisë, rritjen e rrogave.

Ndërsa 6% kanë vënë re më shumë trajtimin e papunësisë, programin e arsimit, programin e bujqësisë, rindërtimin pas tërmetit, rritjen e pensioneve dhe gjëra të tjera.

Pjesa më e madhe e të intervistuarve, 61% thonë se nuk mbajnë mend ose nuk dinë asnjë nga elementët e programit të LSI-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA