Sondazhi/ Pavarësisht se kë votojnë, 48% mendojnë se PS do të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare

08/04/2021 22:31

Në sondazhin e tretë të Top Channel-IPSOS, të intervistuarit janë pyetur se cila prej partive politike mendojnë do të fitonte zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pavarësisht se kë do të votonin.

Nga të dhënat rezulton se 48% mendojnë se fitoren e merr Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama. Duket se ka përmirësim të ndjeshëm për muajin prill ndërsa në mars, vetëm 42% mendonin se fitoren e merrte partia që qeveris aktualisht vendin.

Ndërsa koalicioni PD-AN i drejtuar nga Lulzim Basha është i dyti por me përmirësim të ndjeshëm nga 27 në 32%.

Sa i përket LSI, ka pësuar zbritje nga 2 në 1%, partitë e tjera nga 1 në 2% dhe 15% janë asnjanës, ndërkohë që 2% refuzojnë të japin përgjigje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA