24 orë pas bllokimit të fluturimeve në aeroportin Nënë Tereza, si pasojë e një greve të kontrollorëve ajror, nga pista e këtij aeroporti doli ministria Belinda Balluku e cila dha lajmin e rinisjes së fluturimeve.

Pak minuta pas këtij prononcimi të ministres Balluku në Rinas u ul një avion qeveritar turk që solli në Tiranë ministrin e Kulturës. Ulja e avionit tregoi se kulla e kontrollit funksionon dhe siç duket edhe nga këto pamje, në kullën e kontrollit të Rinasit janë disa persona që po punojnë dhe me gjasa ata kanë marrë përsipër rinisjen e fluturimeve. Një burim i tha Top Channel se me gjasa kontrollorët janë turq dhe kanë mbërritur mbrëmjen e djeshme nga Podgorica në Tiranë.

Zhbllokimit të situatës së paprecedentë të bllokimit të aeroportit të Nënë Tereza nga greva e kontrollorëve i parapriu një mbledhje urgjente Komitetit të Mbrojtjes Civile, nga ku aeroporti konsiderohet infrastrukturë kritike me efekt ndërkufitar.

Ky komitet i dha plotfuqinë ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku për të bërë operacional kontrollin e trafikut ajror, qoftë edhe duke zëvendësuar nëse lind nevoja kontrollorët e larguar me kontrollorë të rinj vendas ose të huaj.

Autoriteti i Aviacionit Civil u ngarkua nga Komiteti Mbrojtjes Civile, të liçensojë në mënyrë të përshpejtuar kontrollorët e trafikut ajror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA