Pranvera ende larg! Reshje dëbore dhe temperatura të ulëta në juglindje

08/04/2021 08:45
Foto ilustruese

Qarku i Korçës është mbuluar nga dëbora gjatë natës së kaluar.

Reshjet e borës në Korçë, vijojnë ende me intensitet të ulët.

Trashësia varion nga 5 cm në zonat fushore deri 15 cm në pjesët malore si në rrugën e Dardhës.

Në akset rrugore po punohet me mjete borëpastruese për mirëmbajtje dimërore,  pastrime e kriposje. Në rrugë nuk ka pasur probleme, ndërkohë që në disa fshatra ka pasur mungesë të energjisë elektrike.

Top Channel