Sapo ka mbërritur avioni me dozat e vonuara të vaksinave në Rinas.

Në Rinas ka mbërritur edhe ministrja Manastirliu për t’i pritur ato. Ndërsa të pranishëm janë edhe ministrja Balluku dhe ministri Arben Ahmetaj.

Edhe më herët ministrja Balluku e lajmëroi ardhjen e dozave.

Balluku: Nisin fluturimet esenciale: shëndetësore, diplomatike, ushtarake, qeveritare, humanitare. Në orën 3 pasdite vijnë vaksinat e vonuara , me një përpjekje të madhe .

E pamundur tani që të kemi fluturime komerciale, po punojmë për të zgjidhur këtë problem të madh.

Nga nesër vijon udhëtimi normal. Kjo situatë e rëndë dhe e jashtëzakonshme na ka bërë të kuptojmë se ka qenë një palë e organizuar për të pasur një
bllokim deri në zgjedhje, por janë marrë të dhënat për të bërë një verifikim edhe me të thellë të situatës. Rëndësi ka që trafiku ka filluar punën dhe po zgjidhim hap pas hapi për të vënë në funksion njësitë e të kthehet çdo gjë në vijë.

Nga ky moment do ulen ato avionë që janë esenciale, humanitare, shtetërore, ushtarake, shëndetësore, por ato komerciale, do të fillojnë nga nesër në mëngjes.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA