Tentuan të transportonin kokainë të fshehur në thasë me kafe, dënohen tre shqiptarë në Zvicër
Pas ndalimit të kreut të Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Armando Fezga është sekuestruar edhe telefoni i tij, ku janë zbardhur disa prej komunikimeve në telefon me punonjësit e tjerë.
Në dokumentin e siguruar nga Top Channel, ata kanë komunikuar në whatssap mes tyre për planin e revoltës duke bllokuar punën në Rinas.
Sipas procesverbalit të ndalimit, nga veprimet hetimore, është konstatuar se Fezga ka komunikuar përmes whatssap me Eldi Dervishin në datën 06.04.2021 në orën 11:34, ku i shkruan: “Nokut ja ka plotësu Lola gjërat dhe po pret turnin e dytë që ta nisi, turni i parë ACC e kanë gati. Hë në fund do e nisin”.
Më pas në komunikimin në grup të datës ora 04:25 kontakti i regjistruar me emrin Hajredini i shkruan shtetasit Almando “po unë them duhet të bëni edhe tokai jo vetëm atë”, ndërsa kontakti Klesti shkruan “mbylle kullën”. Shtetësi Hajredin i përgjigjet “se nuk pi ujë, guxim kam por jo deri këtu, se ato letra i djeg maxi, me çakmak mbrapa ndërmarrjes”.
Sipas procesverbalit të ndalimit, nga veprimet hetimore, është konstatuar gjithashtu se Fezga në datë 07.04.2021 ka rezervuar gjithsej 25 dhoma dyshe për stafin e kontrollorëve të AlbControl në hotelin e Airport Tirana.
Pas 13 orësh marrjesh në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për shkak të revoltës së krijuar në aeroportin e Rinasit e bllokimit të fluturimeve, u ekzekutua urdhër ndalimi për “shpërdorim detyre” për kreun e Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Armando Fezga, përgjegjësen e turnit, Flora Ndreca dhe kontrollorin, Muhin Mezini.
Top Channel