Kryeministri i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që tha se çfarë po ndodh në Rinas me kontrollorët e AlbControl është një tjetër dështim i Edi Ramës.
Rama tha se Basha është një ‘kukull’ që e kurdisin, ndërsa shtoi se rreziku që Shqipëria të humbasë siç ka humbur në të shkuarën është real, nëse qytetarët nuk zgjedhin që të votojnë PS-në.
“Xhavajdurët kanë bërë çdo gjë dhe Luli del e thotë ‘e patë çfarë ndodhi në Rinas, është dështim i Ramës. Një kukull që kurdiset, që del e flet kur i thonë, njëherë tjetër nuk flet. Por nuk mundët që të vijë ai njeri. Nuk duhet të lodhemi e të dorëzohemi. Sepse mundësitë që ne kemi janë të mëdha. Nuk mund të imagjinohej disa vite më parë që një kompani aq e madhe që do të investojë në Durrës, do t’i qasej Shqipërisë. Sot futja e tyre bën që ne ta shikojmë të afërt, mundësinë që Shqipëria të bëhet eksportues”.
Nga Gjirokastra, Kryeministri Rama ka folur edhe për takimet elektorale të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takime këto, në shkelje me rregullat anti-Covid. Rama thotë se përveçse janë takime bajate dhe vulgare Basha ka faj sepse rrit infektimet.
“Shikoni ato mitingje si në 90, 98′, 98′. Zhurmë mblidhu uuu, 2 gishta. Por këtë herë përveçse banale bajate dhe vulgare është e fajshme se është infektive, nuk është lidership të thuash skam ça bëj se njerëzit mblidhen se më duan. Nejse. Për ta mbyllur dua tu them një gjë. Do bëjmë për Gjirokastrën më shumë se ç’është bërë në të dyja mandatet e marra së bashku. Jo se po e them se duhet thënë por sepse është e mundur dhe është plani ynë s’është dëshira jonë”, tha Rama.
Top Channel