Kontrollorët turq në Rinas

Pas dy ditëve në një situatë të pazakontë, më në fund vendi do t’i rikthehet normalitetit.

Sipas përkthyeses së delegacionit turk, kontrollorët turq kanë mbërritur që mbrëmë në Rinas, duke ardhur nga Podgorica.

65 kontrollorë të trafikut ajror kanë ndaluar punën ditën e djeshme duke kërkuar plotësimin e disa kërkesave si: rikthim i kolegëve në punë; shfuqizim i vendimeve të bordit; rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive; transparencë financiare e plotë për vitin 2020; një anëtar sindikate të jetë anëtar bordi.

Bllokimi i punës ka sjellë anulimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit si dhe bllokimin e dozave të vaksinës që priteshin të vinin. Gjithashtu është krijuar sjellë kaos, ku dhjetëra qytetarë presin që nga dita e djeshme të fluturojnë në destinacionin e planifikuar.

Pas 13 orësh marrjesh në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për shkak të revoltës së krijuar në aeroportin e Rinasit e bllokimit të fluturimeve, u ekzekutua urdhër ndalimi për “shpërdorim detyre” për kreun e Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Armando Fezga, përgjegjësen e turnit, Flora Ndreca dhe kontrollorin, Muhin Mezini.

Ministrja Belinda Balluku bëri me dije nga Rinasi pak më parë se situata e fluturimeve tashmë është e zhbllokuar. Nga sot zhbllokohen fluturimet esenciale, ndërsa nga nesër edhe ato komerciale tha ministrja.

Balluku: Nisin fluturimet esenciale: shëndetësore, diplomatike, ushtarake, qeveritare, humanitare. Në orën 3 pasdite vijnë vaksinat e vonuara , me një përpjekje të madhe . E pamundur tani që të kemi fluturime komerciale, po punojmë për të zgjidhur këtë problem të madh.
Nga nesër vijon udhëtimi normal. Kjo situatë e rëndë dhe e jashtëzakonshme na ka bërë të kuptojmë se ka qenë një palë e organizuar për të pasur një bllokim deri në zgjedhje, por janë marrë të dhënat për të bërë një verifikim edhe me të thellë të situatës. Rëndësi ka që trafiku ka filluar punën dhe po zgjidhim hap pas hapi për të vënë në funksion njësitë e të kthehet çdo gjë në vijë. Nga ky moment do ulen ato avionë që janë esenciale, humanitare, shtetërore, ushtarake, shëndetësore, por ato komerciale, do të fillojnë nga nesër në mëngjes.

FOTO GALERI
5/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA