Ftesë në 5/ “Paska ikur kjo, si s’ka turp që vesh geta rrjetë”, e ftuara bën komentin pikant për Norën në sy të saj

08/04/2021 20:31

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua për getat rrjetë të zonjës së parë të Amerikës, Jill Biden, në një prej fotove që ka bërë xhiron në rrjet së fundmi.

Të ftuara në studio dhe përmes Skype ishin zonja me statuse publikë, të cilat shprehën hapur qëndrimet e tyre pro dhe kundër.

Aktivistja 75 vjeçare Mira Pirdeni u shpreh totalisht kundër veshjes së getave të tilla nga një zonjë e parë. Ajo madje kujtoi edhe një moment kur kishte parë Nora Malajn të vishej me një palë geta të ngjashme pak muaj më parë.
“Para një muaji shoh Norën me këto çorape dhe thashë Nora është një tip klasik, një grua e përmbajtur nuk i bën deklaratat e forta, është një vullnetare te ne pa kushte dhe kjo më kishte krijuar një vetëbesim. Thashë me vete edhe Nora pas “mërdhif” se këto të politikës marrin fund. ‘Paska ik dhe Nora e shkretë, se kishte veshur ca çorape si nuk i vinte turp’, i thashë një shoqes time”, tha Mira.

Ndërkohë që pranë saj qendronte Nora, e cila për t’ju përshtatur temës mbante veshur sërish një palë geta rrjetë.
Jeni kuriozë për reagimin e Norës?

Asgjë, ajo thjesht buzëqeshi dhe vijoi më tej bisedën për temën në fjalë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA