Falsifikim i dokumenteve me rëndësi, dhunë, vjedhje e mashtrim/ 1 i arrestuar dhe tre në kërkim në Korçë

08/04/2021 15:22
Foto ilustruese

1 shtetas është arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim në Korçë dhe do të hetohen për vepra të ndryshme penale.

Njoftim i i policisë:

Vihen në pranga 3 shtetas të shpallur në kërkim dhe arrestohet në flagrancë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtoritë Vendore të Policisë Korçë dhe Tiranë, si rezultat i bashkëpunimit të tyre dhe shkëmbimit të informacioneve, bënë të mundur ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim T. H., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 01.02.2021, e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Gjithashtu, po nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë u bë ndalimi i shtetasit në kërkim S. V., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 09.07.2019, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

———-

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. H., 41 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, duke tentuar që të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme. Pas verifikimeve të kryera rezultoi se ai ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Devoll, për veprën penale “Vjedhja”.

———-

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 35 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj hallës së tij, shtetases M. L., 59 vjeçe, në banesën e saj.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA