Policia nuk arrinte të mbante rregullin dje në Blefast në ditën e shtatë të protestave të dhunshme të protestuesve anti-britanikë, të quajtur nga mediat “luajalistë”, përkundër “nacionalistëve” pro-britanikë.
Të parët dogjën një autobus të transportit publik dhe e lëshuan në flakë në rrugën qendrore Shankill Road, ndërsa qindra të tjerë marshonin nëpër rrugë në skena të ngjashme me trazirat madhore të 30 viteve më parë.
Protestues të maskuar lëshuan bomba benzine ndaj stacionit të policisë në Lanark Way si dhe thyen kamerat e disa gazetarëve të mediave kryesore.
Autoritetet thanë sot se 55 oficerë policie ishin plagosur gjatë natës.
Kryeministri britanik Boris Johnson dhe ai i Irlandës së Veriut, Arlene Foster dënuan trazirat ndersa kreu i partisë nacionaliste DUP, tha se ‘për dhunën nuk ka justifikim’.
Dhuna e javës së fundit shpërtheu mes fraksioneve vendase kur prokurorët njoftuan se asnjë veprim nuk do të merrej ndaj 24 politikanëve të partisë vendase nacionaliste Sinn Fein duke përfshirë dhe kryeministrin vendas Michelle O’Neill – për një funeral të madh të një republikani gjatë pandemisë.
Ata kishin marrë pjesë në funeralin e Bobby Storey – një ish-terrorist i IRA nga Belfast së bashku me 1,500 njerëz të tjerë, megjithë kufizimet e Covid.
Luajalistët janë gjithashtu të tërbuar nga marrëveshjet tregtare post-Brexit që kanë krijuar barriera ekonomike mes Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Britanisë.
Portat e të ashtuquajturit ‘Muri i Paqes’ në Lanark Way – i cili ndan zonën luajaliste Shankill Road nga ajo nacionaliste Springfield Road – u thyen mbrëmë duke shkaktuar përplasje mes të rinjve të dy komuniteteve.
Pamje shokuese video tregonin bomba benzine që lëshoheshin nga të dyja anët e murit, në një përshkallëzim dramatik të dhunës sektariane.
Autobuzi në flakë ishte marrë peng nga luajalistët në Shankill Road dhe u lëshuan drejt komuniteteve unioniste e nacionaliste.
Por mjetet e blinduara policore dolën para autobuzit dhe arritën ta ndalonin pa shkaktuar dëme të rënda.
Teksa policët kryen manovrën e rrezikshme turma lëshonte drejt tyre gurë e koktejl molotov.
Më tej në rrugë protestuesit ndezën zjarre të mëdha. Fotografi i të përditshmes Belfast Telegraph, Kevin Scott u godit nga dy protestues.
Ai tregonte: “Dy meshkuj më sulmuan nga prapa, ishin të maskuar, njëri më shtyu përtokë dhe më theu kamerat, unë rezistova dhe më thonin të kthehesha në anën time të qytetit. Policia është informuar”.
Top Channel