Tentuan të transportonin kokainë të fshehur në thasë me kafe, dënohen tre shqiptarë në Zvicër
Gazetari Bledi Mane ka vijuar edhe sot akuzat kundër vëllait të deputetes Jorida Tabaku, të cilin ai e quan si një ndër organizatorët e kaosit që u krijua në Rinas.
Mane thotë se Fisnik Tabaku, punonjës prej 13 vitesh i aviacionit, në vitin 2010-2012 ka përfituar bursë të paguar nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar për studimet e tij master në Universitetin Leiden në Hollandë.
Mane shkruan se: Për gati 20 muaj studime, vëllait të opozitares i janë paguar shkolla, qereja e banesës dhe shpenzimet ditore kokër më kokër 57 mijë e 600 euro nga taksat tona. Njeriu që duhet të justifikonte rrogën e lartë, dietat, privilegjet dhe bursën me paratë e shqiptarëve, dje ua futi shqiptarëve duke ua bllokuar bashkë me sivëllezërit e tij militantë, të vetmin aeroport ndërkombëtar.
Postimi
Kryebllokuesi i Rinasit/ SHTETI SHQIPTAR PAGOI 57 MIJË EURO BURSË PËR VËLLAIN E JORIDA TABAKUT
*
Nuk u janë kursyer rrogat e larta kontrollorëve strumbullarë të bllokimit të Rinasit. As benefitet, as përfitimet financiare dhe materiale. Sot vazhdojmë përsëri me batërdinë e zyrtarit shqiptar që fyeu edhe ligjin, edhe misionin, eshe atdheun.
Kryestrumbullari i bllokimit të aeroportit, drejtori i standarteve në Albcontrol, Fisnik Tabaku, punonjës prej 13 vitesh i aviacionit, në vitin 2010-2012 ka përfituar bursë të paguar nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar për studimet e tij master në Universitetin Leiden në Hollandë. Për gati 20 muaj studime, vëllait të opozitares i janë paguar shkolla, qereja e banesës dhe shpenzimet ditore kokër më kokër 57 mijë e 600 euro nga taksat tona. Njeriu që duhet të justifikonte rrogën e lartë, dietat, privilegjet dhe bursën me paratë e shqiptarëve, dje ua futi shqiptarëve duke ua bllokuar bashkë me sivëllezërit e tij militantë, të vetmin aeroport ndërkombëtar.
Jorida, fol me vëllain dhe le të dalë të përgënjeshtrojë bursën e shtrenjtë e ndërkohë të mos fshihet por le të shkojë në prokurorinë e Tiranës të deponojë. Burrat e vërtetë nuk fshihen pas fustanit të motrës!
Top Channel