Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrugën “Josif Pashko”, rreth orës 21:35.

Një 46-vjeçar është vetëplagosur mbrëmjen  e sotme me armë zjarri, i cili është dërguar në gjendje të rëndë për jetën në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë mbi vetëplagosjen me armë zjarri të një shtetasi ju bëjmë me dije se  :

Sherbimet e Policisë kanë bërë identifikimin e shtetasit S. A., 46 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel