Tiranë/ Vetëplagoset me armë zjarri 50-vjeçari, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

07/04/2021 22:22
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrugën “Josif Pashko”, rreth orës 21:35.

Policia njofton se një shtetas, ende i paidentifikuar, rreth të 50-ve është vetëplagosur me armë zjarri dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.04.2021, rreth orës 21:35, në rrugën “Josif Pashko”, është vetëplagosur dyshohet me armë zjarri një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel