Tiranë/ Humb kontrollin e mjetit 21-vjeçari, përplas disa mjete të parkuara në rrugën e Kavajës

07/04/2021 21:20
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kavajës, ku ka humbur kontrollin e mjetit një 21-vjeçar.

Për pasojë ka përplasur disa mjete të parkuara dhe është plagosur vetë shoferi, së bashku me pasagjeren 19-vjecare.

Të dy ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Mbetet e paqartë si u shkaktua aksidenti.

Njoftimi i plotë:

Më datë 07.04.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Kavajës”, shtetasi L. B., 21 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është  përplasur me disa mjete të parkuara aty në afërsi. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja A. A., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel