“Sot nuk vijnë vaksina në Rinas”/ Balluku për bllokimin e trafikut ajror: Cënim i sigurisë kombëtare, do marrim masa ligjore!

07/04/2021 13:36

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku paralajmëron se me bllokimin e trafikut ajror në Rinas nga greva e kontrollorëve do të merren masa ligjore, pasi ky është cënim i sigurisë kombëtare.

Ajo thotë se kontrollorët kanë përveç pagave të larta edhe privilegje të tjera, si fakti që punojnë vetëm 17 ditë në muaj, apo 205 ditë në vit.

‘’“Kam ndjekur Berishën që thotë do bllokohet aeroporti i vetëm, kolaps etj, po a e dini se sot nuk vijnë vaksinat për shkak të kësaj situate, shkak i kësaj fushate brenda fushate, po afektohet. Do i kërkoja Metës se edhe ai i ka takuar kontrollorët edhe ka kërkuar informacion nga Albcontrol, dhe ia ka dërguar Presidentit, që të shprehet sot publikisht për këtë situatë.

A mundet shteti të kompensojë kontrollorët kur nuk ka pasur kurrë involvim financiar, a mundet sot shteti, Meta i ka të gjitha të dhënat, i ka edhe pagat para 2020, edhe sot. A mundet shteti të kapet peng nga një grup njerëzish që të kërkojnë të marrin 15 rroga sa ç’merr një shqiptar? 4 mijë e 400 dollarë, për një person, do të ishin njësoj sa 14 shqiptarë. Dikush mbrëmë gjatë negociatave kishte thënë, po edhe ne 60 jemi ne nuk u bë nami. Jo, ju doni sa 600 shqiptarë. A mendon Meta se duhet të bllokohet trafiku ajror, e mos vijnë vaksina, e mos lëvizë askush, as ata për të ikur, as ata për t’u larguar. As të sëmurët. A duhet vallë vendi të kapet peng. Ky është grusht shteti, nga disa persona që janë të pakënaqur me pagën 2 mijë e 490 dollarë. Dhe nëse nuk ja bëjnë 4 mijë e 400 dollarë mbajnë vendin peng. Sot në Rinas nuk vijnë vaksina.

Nuk erdha në Rinas për të dëgjuar kërkesën që nuk bëhet fjalë ose të iki dhe të bjerë vendimi i këshillit mbikqyrës e na jepni paratë. Erdha për t’i sqaruar se nuk është një lojë. Sot preket çdo qytetar i Shqipërisë, siguria kombëtare, dhe e drejta për lëvizjen e lirë të çdo qytetari. Nuk është lojë. Do na duhet të marrim disa mase të rëndësishme ligjore, nuk do jenë të mira për askënd, por s’do jenë të mira as për navigimin ajror. Është sektor shumë i rëndësishëm, janë investuar ndër vite shumë në burimet njerëzore. Të gjithë ata kontrollorë janë të trajnuar në akademitë më të mira, për të pasur certifikatën e duhur. Pra përveç pagave, gjithashtu kontrollorët 205 ditë në vit paguajnë. 17 ditë në muaj. Privilegjet i kanë në respekt të kësaj pune që kanë. ‘’- tha Balluku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA